TIRANË

Kreu i PAA Agron Duka ka reaguar për grevën e kontrollorëve të trafikut ajror duke kërkuar eliminimin e bllokimit menjëherë. Në një postim në “Facebook”, Duka shkruan se palët duhet ta zgjidhin në dinamikë këtë krizë që vjen nga keq manaxhimi i tejzgjatur i kompanisë . Ai thotë se Shqipëria përkeqëson ambientin e të bërit biznes dhe se qeveria nuk është e virgjër në këtë krizë, por përgjegjëse.

“Trafiku ajror nuk duhet te ndalet asnjë sekondë.
Bllokimi trafikut ajror – duhet eleminuar menjëherë.
Palët duhet ta zgjidhin në dinamikë këtë krizë që vjen nga keq manaxhimi i tejzgjatur i kompanisë- pa e ndaluar asnjë sekondë punën. Mijëra individë të prekur nga covid – luftojnë me jetën. Ekonomia akoma lëngon nga kriza. Turizmi vuan nga mungesa e turistëve. Paqartësitë dhe pasiguritë e dëmtojnë akoma më shumë cdo shqiptar.
Shqipëria përkeqëson ambientin e të bërit biznes. Qeveria nuk është e virgjër në këtë krizë, por përgjegjëse. Edhe pse ajo përpiqet “t’ia lë dobiçin në derë” opozitës – kjo nuk e përjashton nga detyrimi për ri-funksionimin normal të trafikut ajror menjëherë”, deklaron Duka.

Duka Fb
Duka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb