Zgjedhjet në FSHF janë kthyer në debate të forta. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit të FSHF-së Armando Duka.

Veliaj u shpreh se është i përfshirë si aksioner dhe se kjo çështje nuk ka lidhje me politikë, duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje edhe akuzave të marra sëfundmi se politika po ndërhyn në sport.

Gjithashtu Veliaj tha se Duka dhe klani i tij mafioz nuk mund të mbajnë peng sportin ndërsa akuzoi institucionet se në këto 20 vite nuk kanë bërë drejtësi. Sakaq shtoi se beteja për drejtësi do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalet para asgjëje.

‘24 nga 41 shoqata, pra kemi shumicën dërrmuese të njerëzve që kanë krijuar këto shoqata dhe jo delegatët që gjejmë kur shkojmë atje. Asambleja e sotme ka për qëllim të vijojë punimet me një shumicë të qartë të gjithë anëtarësisë. Ne fatet tona do ti marrim në dorë vetë, votimin tonë do ta bëjmë vetë dhe këtë fushatë do ta çojmë deri në fund për çdo djalë dhe vajzë që nuk e sheh këtë si tregti skllevërish. Ky është një premtim dhe jo kërcënim. Kur e drejta dhe të drejtët bëhen bashkë nuk ka asnjë klan mafioz që na ndalon në rrugën tonë. Për të gjithë ata që ulërasin për përfshirjen e politikës , jam këtu si aksioner , por nuk mundet që kjo fushë të jetë gropë e zeze dhe kjo është arsyeja që asambleja thirret nga ata që kanë emrat në gjykatë. Në finale dua t’ju ftoj që kështu siç jemi të bashkuar teksa po rikthehet vëmendja në shpartallimin e kësaj bande mafioze…këtu thonë mos u ngatërroni me politikë. Institucionet janë të vonuara janë 20 vjet me vonesë. Unë jam kthyer kur Duka dhe mafia e vet u zgjodhën për herë të parë, kam ndërruar gjashtë punë deri tani. Sot është vetëm fillimi dhe sot ne do të marrim vendimet si shumicë absolutet dhe do t’ja prezantojmë organeve të drejtësisë dhe të jeni të sigurt se e drejta vonon për harron’, tha ndër të tjera Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb