DURRES-Kandidati i Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka ka besim se edhe një pjesë e elektoratit të majtë do të votojë për të. Në një intervistë të dhënë për gazetën ‘Panorama’, Duka është shprehur i bindur se të majtët do e votojnë atë.

“Nëse do të jem zyrtarisht kandidati i të djathtës për Durrësin, kam besim se gjithë fisi Koka do të më votojë”, tha Duka.

Duka ka folur edhe për kundërshtarin e mundshëm për Durrësin, duke thënë se nëse do të ishte Vangjush Dako, do t’ia lehtësonte garën.

“Kur Dako doli fillimisht në skenë, shumë njerëz kishin besim te ai. Por ai betonizoi Durrësin. Nëse do të rikandidojë, besoj se do të jetë një lajm i mirë për mua apo këdo që do të jetë kandidati i të djathtës në Durrës”, tha Duka.

Duka tha se strategjia e tij, apo e çdo kandidati të djathë, do të jetë që të thithë sa më shumë elektorat të majtë dhe shprehu bindjen se ai mund t’a arrijë këtë gjë.
Mediu
Por kreu i PR, Fatmir Mediu thotë se Lulzim Basha nuk duhet të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Duke folur në emisionin “Watching” në Agon Channel, Mediu ka thënë se Basha duhet të udhëheqë fushatën kombëtare për zgjedhjet vendore, si kryetar i opozitës.

Ndërkohë, ai ka bërë një hap prapa për kandidimin e Agron Dukes në Durrës.

Sipas Mediut, nëse PD do të ketë një kandidat më të mirë, atëherë PR do të tërhiqet.

Ai ndërkohë tha se tashmë opozita ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhje, por sipas Mesdiut, mazhoranca është duke përgatitur manipulimin e tyre. Me këtë, Mediu ka lënë të kuptohet se opozita mund të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: