Vendimit të Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje pa një qeveri teknike i është bashkuar edhe kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

duka-cregjistrimi.-ok-jpg

Ky i fundit tha për News24 se kishte firmosur shkresë për çregjistrimin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Takimi i koalicionit u bë për rrugën që kemi nisur dhe që duam ta çojmë deri në fund. Nuk do të hyjmë në zgjedhje pa qeveri teknike,” u shpreh Duka.

Të njëjtën gjë tha edhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i cili konfirmoi se vendimi nuk ishte vetëm i kryedemokratit Basha, por i të gjithë pjesëmarrësve në takim.

“Ky është hapi i mëtejshëm i kësaj beteje, kësaj rezistence. Këtu nuk ka asgjë ë re. Nëse nuk bëhen zgjedhje të lira, nuk kemi pse të hymë në zgjedhje. Kush ka menduar se kjo është lojë, duhet ta kuptojë se kjo nuk është lojë fare. Dhuna në këtë vend vërshon nga të gjitha anët, kështu që nuk mund të ketë kështu zgjedhje të lira. Gjithmonë ka pasur në Shqipëri pupacë, persona pa vlerë që i shërbejnë për ca kohë pushtetit. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se ky është reagimi i fundit. Ne kemi plan të qëndrojnë në funksion të ndryshimit të gjendjes. Ky nuk është vendim vetëm i Bashës, u mor në mënyrë kolegjiale. Themi se ka ardhur dita për të reaguar në mënyrë aktive”, tha Shehi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: