Ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e sotme. Të shumta kanë qenë ngushëllimet për familjarët, teksa së fundmi në rrjetet sociale ka bërë një postim Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka kujton momentet kur ai mbështeti Shqipërinë në Euro 2016.

“Të dashur miq,U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mencur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares.

Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam sëbashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë.

Lamtumirë President Nishani!” – Shkruan ai.

Duka

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb