Shqipëria mësoi rivalët e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku fatmirësisht u shmang përplasja me Kosovën, që nuk do të ishte shumë pozitive për dy ekipet shqiptare. Kësaj i mëshon edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, që për “Supersport”, nuk e cilësoi aspak të lehtë grupin dhe pranoi se me Edi Rejën është firmosur rinovimi

Grup i lehtë?

Shorti është short, nuk ishte i keq. Të kemi parasysh se programi është shumë i ngjeshur dhe për këtë është shumë i vështirë. Mund të them se është grup shumë i vështirë për shkak të transfertave të gjata. Kështu janë të ndara grupet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk ka skuadra të lehta, të lehtë konsideruam edhe Andorrën, por nuk rezultoi ashtu. Objektivi është të jemi të parët dhe të kalojmë në grupin B.

Çfarë menduat kur ishin 2 alternativa me dhe mund të ishim me Kosovën?

Nuk dëshiroja përballje me Kosovën. Dëshiroja më shumë të ishte kështu si ndodhi.

Do të ketë një konferencë për firmën me Rejën?

Ne kemi deklaruar se do vazhdojmë me Rejën dhe kemi firmosur kontratën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb