Edi Reja-FSHF ishte një marrëdhënie e cila ishte e destinuar të zgjatej kohë më parë, askush nuk kishte asnjë dyshim për këtë por gjërat ndryshuan pak në dy ndeshjet e fundit. Më shumë se sa humbja përballë Francës, ajo që la një shije të hidhur ishte barazimi përballë Andorrës por pavarësisht rezultateve dhe shifrave, Armand Duka beson ende te Edi Reja. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i FSHF-ës ka theksuar se Reja është trajneri i duhur për ti besuar sërish stolin e përfaqësueses kuqezi:

4. Reja Fiton Edhe Rinovimin, Duka Nuk Ka Dyshime
4. Reja Fiton Edhe Rinovimin, Duka Nuk Ka Dyshime

“Mendoj se do të jetë sërish Reja trajneri i Shqipërisë, do të flas më të, nuk kam pasur kurrë dyshime mbi këtë pjesë. Më vjen keq vetëm si shkoi përballë Andorrës, të gjithë bëmë gabim që menduam se ishte një ndeshje e thjeshtë, mbase të gjithë e kishim mendjen tek stadiumi”.

Duka
Duka

Në intervistën e tij, Duka është pyetur edhe për kapitenin Hysaj, ndryshe nga mediat italiane, Duka ka një tjetër version për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, një deklaratë që po bën jo pak bujë: “Hysaj më pëlqen shumë, edhe kundër Francës zhvilloi një ndeshje të bukur, mbase nuk kuptoj nga futbolli, por mund të them se mund të qëndronte në fushë.

Hysaj 1
Hysaj 1

Hysaj meriton të luaj, nuk mendoj se do të largohet nga Napoli në janar, Ancelotti po. Më vjen keq për Carlon pasi jam milanist, por me sa di, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri. Në fund të sezonit Hysaj më pas mund të luaj kudo pasi i skadon kontrata”. Hysaj është vetëm një nga shqiptarët e shumë të luajnë në Serie A, Duka u ndal në fund duke analizuar legjionarët kuqezi:

Kombetarja Stervitje Ne Tropikal E1570608117981
Kombetarja Stervitje Ne Tropikal E1570608117981

“Për ne nuk është diçka e vogël që kaq shumë lojtarë luajnë në Serie A. Me Hysajn dhe Gjimshitin kemi dy lojtarë që luajnë në Champions League. Edhe Veseli po bën mirë. Kemi dhe lojtarë të tjerë si Kumbulla, i cili nëse nuk do të ishte i dëmtuar do të ishte titullar përballë Francës. Ndoj gjithashtu do të bëj mirë, këtë vit ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet”, theksoi Duka në intervistën e tij për “Corriere dello Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb