Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh sot pro hapjes së basteve në vend.

Ai tha se ishte shenjë e mirë që edhe ministrja e Sportit, Evis Kushi kishte ndryshuar mendim.

Armand Duka: Gjatë kësaj periudhe mbështetja nga ministria ka qenë shumë e mirë. Më bëhet qejfi kur tha kryeministri që ministrja ka kaluar në krahun tonë për punën e rifillimit të basteve. Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme.

Duke përfituar nga ky takim që nuk është shumë i zakonshëm, do rikujtoj që sporti në përgjithësi, por edhe futbolli në veçanti, ka nevojë akoma më shumë se sa rikthimi i basteve. Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do ti kalojme lekët vetëm për të ndërtuar fusha. Unë nuk jam nga ata që besoj se bastet do na bëjnë kampion Europe, por askush të mos ketë iluzione që sporti do ngrihet pa mbështetje qeveritare. Turp për mua dhe turp për ne që Kosova është para nesh, ka bërë ligjin e sponsorizimit. Përveç basteve duhet riparë një shtrat i tërë ligjor që ti japë mundësi vendit të japë më shumë sport, më shumë kampionë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: