Liga Profesioniste e Futbollit njofton zyrtarisht se kryeministri Edi Rama ende nuk ka kthyer asnjë përgjigjie për kërkesat e saj dhe klubeve shqiptare.

U duk se pas takimit Duka_Rama do të kishte një dakordësi, ose të paktën një garanci që do të çonte në fillimin e Superligës këtë sezon, por duket se Liga Profesioniste është e vendosur të çojë kauzën deri në fund.

Të hënën në 11:00 Liga mblidhet në ”Air Albania” Stadium për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm.

NJOFTIMI NGA LIGA
Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.
Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.
Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 24 Tetor 2020
#mbeshtetfutbollin #ligaprofesioniste #bashkohu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb