Kryetari i PAA, njëherësh kandidati për deputet në qarkun Durrës, Agron Duka, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar që janë votues për herë të parë.

Duka në këtë aktivitet thekson se të kërkoni ndryshimin do të thotë që jeni të pakënaqur nga kjo qeveri.

“Juve ju mungon punësimi, nuk keni të ardhura dhe si pasojë nuk keni të ardhme ashtu siç ju e meritoni.

Përballë ju keni një opozitë të bashkuar e cila angazhohet që ju të jeni lokomotiva e këtij koalicioni për Ndryshim.

Me një kryeministër si Lulzim Basha në Shqipëri më 25 Prill do të fryjë era e lirisë dhe demokracisë.

Opozita e bashkuar do ketë në vëmendje dhe punësimin e të rinjve në zonat rurale”, tha Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb