Me ftesë të Kryetarit  Ekzekutivit të Organizatës Botërore Sioniste, kreu i PAA Agron Duka zhvilloi një vizitë në Izrael, ku u prit në takime ndryshme nga zyrtarë izraelitë.

Duka u prit në takim nga Kryetari i Ekzekutivit të Organizatës Botërore Sioniste, Yaakov Hagoel, Itzik Shmuli, anëtar i Partisë Laboriste të Izraelit, nënkryetari i Kneset i Parlamentit të Izraelit Hilik Bar. Kreu i PAA tha se temë e bisedimeve ishin kryesisht investimet në bujqësi, blektori dhe agroturizëm.

“Të dashur miq, pata kënaqësinë të isha në Izrael në kuadër të një turneu disa ditor, i ftuar nderi nga Yaakov Hagoel, Kryetari i Ekzekutivit të Organizatës Botërore Sioniste me te cilin ndava idenë e zhvillimit të aktivitetit në përkujtim të Ditës Ndërkombetare të Holokaustit,  e cila me mbështetjen e Israel House of Albania zhvillohet nê Shqipëri, ne datën 27 janar 2022, datë në të cilën do të startojë dhe “Java Izraelite”

Në këtë ditë plot emocione u takova dhe me Itzik Shmuli, anëtar i Partisë Laboriste të Izraelit, një nga ministrat më të shkëlqyer të qeverisë së Izraelit  i cili ka shërbyer si deputet nga viti 2012 deri në 2021. Shmuli përfaqësonte Unionin Sioniste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nê nder të kësaj ftese vendosa edhe një kurorë me lule pranë monumentit ne malin Herzl si dhe zhvillova  një vizitë në Muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem, në kujtim të viktimave të holokaustit.

U ndjeva mjaft i vlerësuar dhe i shpreh mirënjohjen z.Hagoel dhe krenar si Deputet i Parlamentit Shqiptar, për të ndikuar pozitivisht në intesifikimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri — Izrael, për një fazë dinamike në ekonomi, teknologji, shkëmbimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore  dhe specifikisht investime serioze në bujqësi, blektori dhe agroturizëm.

Miku im i vecantë Nënkryetari i Kneset i Parlamentit të Izraelit Hilik Bar, është  një mik i palëkundur i shqiptarëve ku më siguroi në mbështetjen e tij për të vazhduar në hapat euroatlantike dhe mbështetjen e shqiperisë  si faktori kryesor i paqes në rajonin e ballkanit, gjë që u përkrah dhe nga Gjeneral Major David Cohen.

Gjatë këtij turi realizova takimin me  Zëvendës Presidentin e LR Group Yoram Potx.  LR Group është në ballë të zhvillimit ndërkombëtar, duke e kthyer vizionin në ide, idetë në veprim dhe veprimin në ndikim afatgjatë

Ata janë gati për një bashkëpunim konstruktiv në fushën e investimeve publike sidomos ne bujqësi & blektori.”- shkruan Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: