Kreu i PAA-së Agron Duka flet pas takimit me kreun e PD Sali Berisha për zgjedhjet vendore 2023.

Duka tha për gazetarin Osman Stafa se propozimi ishte për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët dhe se janë pritur mirë nga Berisha.

“Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura. Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë. Duhet të flasim dhe me parti të tjera, dhe ato jo parlamentare, grupin e Alibeajt. Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezultat”, deklaroi Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb