DUKAGJIN- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në zonën e Dukagjinit. Si pasojë e reshjeve të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugë. Mësohet se masive të mëdha dheu kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Prekal, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Mësohet për rreth 30 automjete kanë mbetur të bllokuar për rreth 12 orë. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë dhe të mirëmbajtjes, të cilët punuan për pastrimin e rrugës, dhe mundësimin e lëvizjes së mjeteve.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve u rruga, duke lënë në pritje dhjetëra automjete, si dhe duke bllokuar lidhjen e fshatrave me njëri-tjetrin. Në disa zona për shkak të temperaturave të ulëta, ka patur edhe reshje dëbore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb