Pasi Shqipëria mori kryesinë e OSBE për 2020-ën, kryeministri Edi Rama ka nisur axhendën e takimeve, ndërsa sot është në Ukrainë. Teksa ka postuar një video, Rama shihet që ecën në këmbë, shoqëruar nga ministri Genc Cakaj dhe ekipin e tij, mes motit me borë.

Mësohet se kreu i qeverisë do të zhvillojë sot një takim në Kiev me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko.

“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me autoritetet e larta të vendit në cilësinë e Kryetarit në Detyrë të OSBE – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadym Prystaiko”- shkruan Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: