Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për “BalkanWeb” foto nga Spitali i Traumës, ku gjatë mesditës së sotme janë dërguar Gentian Betja dhe Klodian Stafuka, të cilët ranë pre e një atentati.

Në foton e siguruar nga Gazetarja Lala, shihet Klodian Stafuka. Ai shfaqet në pamje teksa qëndron duke konsumuar një cigare e pranë punonjësve të policisë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Në vendngjarje u gjetën rreth dy gëzhoja. Si pasojë e plumbave Gentian Bejtja u dëmtua në dorë, ndërsa Stafuka, nuk është plagosur me armë, por është lënduar si pasojë e përplasjes me makinë. Vlen të përmendet se Bejtja nuk është emër i panjohur për policinë.

Atij i ka shpëtuar një tjetër atentati në shtator të 2016, ku iu vendos tritol në makinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: