DURRES

Disa rinj janë konfliktuar me efektivë të policisë së Durrësit, mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen 11 në Durrës, ku të rinjtë nuk kanë respektuar orën policore 23:00 dhe policia ka nisur t’i shoqërojë, por ka hasur kundërshti nga të rinjtë të cilët u konfliktuan fizikisht me policët.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara për News24 nga gazetarja Klodjana Haxhia, duken dy të rinj të cilët konfliktohen me policët.

Fillimisht policia ndalon një prej tyre, teksa një tjetër që shihet duke ngrënë në fast-food çohet nga tavolina për t’i ardhur në ndihmë. Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Durrësit ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa burime bëjnë me dije se në Komisariat janë shoqëruar disa të rinj për t’u marrë në pyetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb