Akademiku Artan Fuga, në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ në News24 komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek ngjarja e rëndë ndodhur në Himarë, ku një gomone në drejtimin e Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare.

Ai u shpreh se nuk është ky shteti i së drejtës dhe modeli që mund të frymëzojë një shoqëri.

“Qytetari duhet të jetë i sigurt në këtë shoqëri, dhe ai do të jetë nëse respektohen ligjet. Nëse ata që janë lart vetë nuk i respektojnë unë kam frikë sepse duke notuar në det me vjen skafi dhe më hap kokën”, u shpreh akademiku.

Gjatë intervistës, Fuga komentoi edhe situatën e zjarreve në vend, për të cilën u shpreh: “Nuk është vetëm një problem kriminal, në rastin e kullotave, pyjeve , ka të bëjë më tepër kontrolli i territorit. Që mund të jenë  kamera, rojë apo shërbime të ndryshme dhe ne në vend të investojmë e lëmë këtë pasuri të ikë dhe kërkojmë faktorin. Ka një problem menazhues që mungon”, tha Fuga.

I ndalur tek ekonomia dhe ato familje që janë kushte të mbijetesës, Fuga u shpreh se Shqipëria është një vend me ekonomi të dobët.

“Shqipëria është një vend me ekonomi të dobët.Në debatin ekonomi nuk duhet të ndalojmë thjesht në aspektin financiar dhe fiskal. Nëse nuk rinovohet infrastruktura apo i gjithë raporti midis investimit dhe produktit dhe sistemi pronësor nuk transformohet , Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë një vend që ka një produktivitet të punës që është besoj më i ulëti, në Europë, duhen reforma që të transformojnë strukturën pronësore., Sepse në këtë situatë degradohet e gjithë shoqëria dhe besoj ka ardhur momenti dhe nëse këto reforma nuk bëhen, do vijmë rrotull dhe do të kemi atë që quhet politikë e varfërisë.”, u shpreh më tej Fuga.

Dosjet e Sigurimit?

Fuga: Ka qenë apo jo kjo është një çështje që ka të bëjë me kuriozitetin njerëzor, por për mua ajo që ka problem është respektimi i ligjit. Pra në një shoqëri ku nuk respektohet ligji është në rrezik. Kjo që ndodhi me zotin Ilir Meta nuk bazohet në ligj, ai nuk është më President dhe tashmë në një moment kur nuk ka ndonjë pozitë, ai nuk është asgjë dhe nuk ka pse merret me këtë punë. Ja çon këtë kryetares së parlamentit dhe me iniciale dhe thotë politikan i lartë, konsiderohet fakt i mirëqenë. Por asnjë nga këta nuk ka tagër ligjor të merret me këtë punë. Unë nuk paragjykoj asgjë, por politika dhe abuzimi me pushtetin tejkalon ligjin në fuqi dhe kur këta njerëz që janë të fuqishëm dhe janë caktuar atje, autoritet , kryetarja e autoritetit, kryeministri , kryetarja e parlamentit e shkelin ligjin, unë kam droje sepse politika e tejkalon ligjin. Pra ndodh ajo që edhe ai i skafit e tejkalon ligjin dhe e vret atë. Nëse ka nevojë për transparencë, kjo nuk bëhet sepse u zbulua poshtë divanit një letër”, tha më tej akademiku Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb