Me kokë ulur dhe i përlotur, kështu e ka nisur rrëfimin e tij bashkëjetuesi i Merushe Hazizajt, Fatjon Hoxha, në studion e emisionit “Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti. Merushja u masakrua me thikë disa ditë më parë në Roskovec, nga i ati i Fatjonit, Xhevahiri, i cili pas krimit vari veten në pemë.

Fatjoni nis të qajë teksa në transmetim, shfaqet kronika për vrasjen e grave, që kohët e fundit në Shqipëri kanë qenë të shumta. Ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por dëshiroi që emisioni të vazhdonte, duke thënë se preferon të rrëfehet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb