Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë e forta me deputetët opozitarë në Kuvend, teksa ka folur për zhvillimet e fundit mbi Reformën Zgjedhore.

Mes të tjerash, Rama iu drejtua deputetit Ralf Gjoni, duke i thënë se ai nuk mund t’i kërkojë të gjitha në këtë proces, pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë as PD e PS, që janë dy partitë më të mëdha në vend.

Ralf, nëse PS në këtë proces nuk ka marrë asgjë, nëse PD ka marrë jo pak, dhe nëse ju keni marrë po ashtu jo pak në raport me cka keni kërkuar, kjo minimalisht duhet të të bëjë të reflektosh, që kur s’i kërkoj unë e PD të gjitha, se s’po them PS, pasi do dukesh si milingona me Himalajet, ti nuk mund t’i kërkosh të gjitha. Duhet minimalisht të kuptosh se vota për 5 qershorin, me logjik, jo me zemër, është detyrim. Por, për arsye se ti nuk e kupton këtë, do mbetesh i vogël, dhe ne që e kuptojmë, do mbetemi të mëdhenj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb