Moderatorja e sportit, Hygerta Sako është gjithmonë aktive në rrjetet sociale ku ndan më tepër me ndjekësit rreth përditshmërisë së saj.
Në një ndër postimet e fundit në ‘Instagram’ moderatorja mori një mesazh nga një person, i cili i shkruan se duket si serbe, duke bërë që moderatorja të reagojë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam shqiptare me gjak Ilir”, i është përgjigjur ajo ndjekësit, teksa shton bashkangjitur se serbët po mundohen të na përvetësojnë bukurinë.

“Sa për sqarim ku person nuk është ndjekës i imi. Ai është një personazh ultranacionalist në Serbi me mbi 130 mijë ndjekës në Insta dhe postimet e tij ndër të tjera janë kundër njohjes së Kosovës. Komenti i tij ishte provokim i pastër ndaj meritonte t’i thuhej se cilët janë autoktonët”, shton më the Hygerta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: