Erjona Sulejmani vijon të magjepsë ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare që jeton në Itali di të rrëmbejë vëmendjen e adhuruesve të saj.

Mjafton një foto dhe ajo merr mijëra komente. Së fundmi, Sulejmani ka pozuar në pishinë, jashtë saj dhe e ka postuar një foto në Instagramin e saj. Një nga ndjekësit e saj të shumtë i ka shkruar: “Dukesh si statujë”.

Modelja shqiptare i është përgjigjur: “Në fakt, mund të them se ndihem shumë në formë!”. Ish-partnerja e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë që quhet Luan, është e dashuruar pas ujit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shumica e fotove që ajo poston janë pranë detit ose pishinave. Modelja shqiptare shfaqet gjithnjë sensuale, duke mos humbur shkëlqimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb