Ajo sheh me adhurim djalin e saj të porsalindur Louis, në ditën e tij të pagëzimit. Dukesha e Cambridge me Prince Louis shfaqen të mrekullueshëm në disa foto të postuara sot nga Kensington Palace, por të realizuara të hënën e kaluar.

Louis që sot bën 12 javë, gjatë ceremonisë së pagëzimit flinte, por në fotot e realizuara në kopshtin e Clarence House sheh nënën e tij e cila i buzëqesh me adhurim.
Fotot e realizuara nga fotografi Matt Holyoak tregojnë Kate dhe djalin e saj në poza të mrekullueshme. Louis shfaqet i veshur me mantelin e pagëzimit mbretëror, me dantelle sateni, një veshje e krijuar që në 1841 për vajzën e madhe të Mbretëreshës Victoria, Princeshën Victoria.

Fustani është veshur më pas në të gjithë pagëzimet mbretërore të mëvonshme, përfshirë fëmijët e mbretëreshës Elisabetta, nipërit dhe mbesat e saj. Por në 2008 duke parë që fustani po prishej dhe po bëhej delikat u realizuar një tjetër kopie me dorë njësoj si origjinali.

Në foto të tjera shfaqet Kate, William, me fëmijët e tyre, princin George dhe princeshes Charlotte, Princi Charles me bashkëshorten Camilla, nëna dhe babai i Kate Middleton, motra Pippa me bashkëshortin, vëllai i dukeshës së Cambridge, James, Princi Harry me bashkëshorten Meghan. Fotot janë publikuar sot në Twitter nga Kesington Palace.
(da.xha/BalkanWeb)
4E46065500000578-5956683-Kate_36_could_be_seen_gazing_into_the_infant_s_eyes_as_she_held_-a-5_1531699435382 (1)

4E10B41800000578-5956683-Prince_Harry_33_attended_with_his_wife_the_Duchess_of_Sussex_36_-a-8_1531699435460

4E10615500000578-5956683-Prince_Louis_dressed_in_a_traditional_christening_gown_was_sound-a-3_1531699435196

4E10B2CC00000578-5956683-The_Duchess_of_Cambridge_looked_every_inch_the_proud_mum_as_she_-a-4_1531699435359

4E4B60F200000578-5956683-image-a-2_1531719797920

4E46064A00000578-5956683-A_portrait_taken_in_the_Morning_Room_at_Clarence_House_shows_the-a-7_1531699435422

4E4A4F2D00000578-5956683-Louis_12_weeks_old_today_slept_through_the_entire_ceremony_but_h-a-9_1531699435462
C_2_fotogallery_3089581_2_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: