Analisti Dritan Hila tha se sulmi terrorist që ndodhi të dielën në Veri të Kosovës, duket si një lënie nervash nga ana e serbëve.

Në emisionin “Open” ai tha se tashmë BE duket të marrë masa për këtë situatë, teksa shtoi se pas kësaj ngjarjeje Vuçiç nuk mund ta “shesë veten si pëllumbi i paqes”.

“Përshkallëzim i serbëve, më duket sikur ata i lanë nervat në një konflikt të ngrirë mes Kurtit dhe Vuçiçit. E shikoj si një lëshim nervash, por padyshim është dhe frika e një përshkallëzimi dhe mund të kemi dhe një vijim të shërbimeve sekrete serbe.

Vuçiç është gjithmonë e më shumë nën presion të brendshëm dhe jashtëm, por është dhe një lloj paralajmërimi për BE që nuk mund ta zvarrisë këtë situatë. Mos harrojmë që Lajçak dhe Borrell vijnë nga dy vende që nuk e njohin Kosovën… Vucic nuk është më ai pëllumbi i paqes, veprimet tregojnë që është e njëjta shkollë që ka sjellë përgjakjen e Ballkanit në 30 vitet e fundit”, tha Hila.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: