Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka komentuar videon e parë të OFL në Shijak duke zbuluar edhe detaje.

Ai tha se emri i agjentes që prezanton rezultatet nuk bëhet me dije dhe nuk do të bëhet publik asnjë emër agjenti nga OFL. Po ashtu thotë se kështu do të bëhen me dije të gjitha rezultatet e OFL, me video në formë marketingu.

Ferhati thotë se nga operacioni i parë i vrau syrin skena që dukej si një gjendje lufte.

”Kjo video ka ardhur rreth orës 7. Na u bë me dije që emri i kësaj agjenteje s’mund të behet publik. Na është bërë me dije që kështu do të bëhen rezultatet. Videot do të bëhen në formë marketingu. Do të jetë kjo procedurë.  Me dron, kamera dhe makina të blinduara, të bardha. Më vranë syrin se duket si gjendje luftë.”- tha Ferhati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb