Përmes një postimi në Twitter, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar situatën politike në vend. Ai thotë se mos plotësimi i numrit prej 140 deputetësh ka rrëzuar Kuvendin.

Madje ai shkon më tej dhe thotë se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese i takon Presidentit të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit.

Kujtojmë se edhe me plotësimin e vendeve të lëna nga opozita në sallë janë aktualisht 122 deputetë, pra larg 140-ës.

STATUSI I PLOTË
Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: