Në tryezën e opozitës në Vlorë, u bashkua sot edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, duke shënuar kështu zyrtarisht kalimin e kësaj force politike në opozitë. Ndërsa përshendeti tryezën Idrizi u shpreh se përballë një maxhorance arrogante vendi ka nevojë për  një opozitë të re.

“Vlerësim për  ju për qëndresën dhe gjithçka keni bërë si opozitarë. Nuk kemi ardhur këtu të zhvendosim kënd, kemi ardh si vlerë e shtuar. Jemi në habitatin tonë, edhe për prioritetet që ne kemi. Të gjithë ndajmë bashkë c’ka ndodh përditë. Kjo maxhorancë prej 5 vjetësh ka cuar ekonominë në drejtim të paditur. Shqiptarët po varfërohen cdo ditë, ndërsa Rama ndan koncensionet me një grup oligarkësh. Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor.” u shpreh më tej Idrizi.

Ajo c’ka ra në sy në tryezën e opozitës sot në Vlorë ishte mungesa e kreut të PDBNJ, Vangjel Dule

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb