DURRES- Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e lagjes nr 1 dhe 2 në qytet mbi mënyrën se si bashkia do të administrojë hapësirën e përbashkët për më shumë pastërti dhe siguri në lagje. Duma tha se do caktohen menjëherë administratorët e pallateve duke hapur njëkohësisht edhe shumë vende pune si dhe do të ketë mirëmbatje për hapësirat në lagje.

“Standardi europina thotë; nëse ti shpenzon 100 lekë, më mirë bëjë më pak luksoze dhe bëjë me 70 lekë, aman 30 lekë duhet t’i kesh për mirëmbajtje si raport më minimal. Hapësira e përbashkët është edhe një domosdoshmëri tek hapja e mijëra vendeve të punës për atë që quhet administrator i godinës. Hapi i parë është vendosja e administratorit të pallatit, subvencioni, siguria. Dhe kjo, ju siguroj, nuk bëhet thjeshtë në letër. Bëhet duke më parë edhe ju mua kur unë unë të shkoj në dhjetra e qindra godina që ta shoh se si po zhvillohet projekti”, tha Duma.

“Unë do doja që në Bashkinë e Durrësit të fillojë një komunim tjetër. Bashkia të mos jetë vetëm e njërës palë apo vetëm e disave”, u shpreh një prej banorëve.

“Problemi sot i Bashkisë së Durrësit është se ka dy dyer. Ka një përpara dhe një prapa dhe janë të dyja të hapura si tunel. Kështu që unë si fillim propozoj të mbyllim derën prapa. Ky problemi shqetësues i njerëzve që e presin për halle në pikë të diellit dhe shiut dhe ai u del nga prapa…nuk kam koment për këtë. Për simbolikë do e mbyllim derën prapa. Përsa i përkët transparencës, është nevojë emergjente. Jo vetëm transparenca por është nevojë emergjente që me dhjetëra shkresa që lëshon tani bashkia që i lëshon vetëm për protokoll që të kam kthyer përgjigje pa asnjë zgjidhje, duhet të ndryshojë komunikimi konkret”, tha Duma.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: