DURRES- Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me qindra gra të një biznesi të madh fason në qytet për të folur mbi projektin e punësimit, rritjes së pagave dhe kushteve të punës. Duma tha se bashkia do të ketë një fond i cili do të paguajë sigurimet e të rinjve dhe grave kryefamiljare.


“Për të rinjtë dhe për gratë që e mbajnë familjen të vetme do të ketë një subvencion, një fond për paketën e sigurimeve që bashkia tu subvencionojë dhe ju të mund tu rritet rroga. Punësimi është situata e parë që ne të gjithë duhet të kemi prioritet sepse papunësia është problem dhe nëna e të gjithë të këqijave”, tha Duma.

Sipas Dumës, ky fond do të rrisë punësimin tek të rinjtë dhe gratë në qytet me pagë dhe kushte më të mira pune. Fondi i garancisë do paguajë paketën e sigurimeve dhe ato para do ti shtohen rrogës së punonjësve. Ajo shtoi se bashkia do të ulë taksat me 30 % duke hapur më shumë mundësi për punësim në Durrës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: