DURRES– Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Ishmit mbi planin afatgjatë për turizmin në këtë zonë me potencial të madh zhvillimi. Duma tha se nuk do lejojë më betonizimin e bregdetit por do shkojmë drejt agroturizmit.

“Kam thënë që nuk do lejoj më betonizimin e bregdetit. Do shkojmë drejt agroturizmit dhe drejt turizmit të resorteve me dy-tre kate maksimumi, me hapësira të gjelbërta, që i shkojnë të gjitha jo si mur detit, por vertikal drejt detit. Të shikohet deti sepse në Durrës nuk shikon më detin njeri. I është vënë muri detit. Ju i keni bërë shtëpitë gati për turizëm. Rrugën do e bëjmë urgjent dhe pastaj do fillojmë dalgandalë me pastrimin e lumit sepse edhe ai ka pjesën e vetë turistike që mund ta shrytëzojmë shumë bukur”, tha Duma.

Banorët e Ishmit mirëpritën programin e kandidatës për të hapur mundësi punësimi për zonën e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: