DURRËS- Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka vijuar dëgjesat me qytetarët, këtë herë me banorët e lagjes 8 në qytet dhe në zonën e ish-kënetës. Qytetarët e kësaj lagje ankohen se nuk është bërë sa duhet për ta, ndërsa vuajnë mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm, kanalizimeve, mungesën e pastrimit dhe varfërinë.

“Njerëzit janë bërë indiferentë dhe kanë humbur besimin. Tek ju kanë shpresë”, tha një banor. Të tjerë denoncuan përdorimin e pushtetit për tu kërkuar votën. “Shkova tek legalizimi dhe një grua më tha se veta ke në shtëpi. I thashë kam 8 vetë. Po më tha që po nuk votove për Vangjushin nuk do bëhet asgjë”, tha një banor.

“Unë jam anëtar i PS-së prej 15 vitesh. Ti themi Vangjush Dakos boll më me premtime boshe se ka 8 vjet. Të ketë turp që del e kërkon vota natën nëpër shtëpi ja dhe nuk vjen si zonja ditën”, u shpreh një tjetër.

Kandidatja e djathtë u tha banorëve se do urbanizojë këto lagje dhe do hapë vende të reja pune ndërsa brenda mandatit të parë do marrë zgjidhje uji i pijshëm, kanalizimet dhe pastrimi. Ajo tha se në këto 8 vjet nuk është bërë sa duhet për durrsakët, por bashkë do të bëjmë më shumë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: