DURRES– Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka vijur takimet me banorët e lagjes nr 5 në qytet. Qytetarët ankohen për mungesën e madhe të shërbimeve ndërsa biznesi për taksat e larta dhe rënien e fuqisë blerëse.

“Çdo ditë është mjerim dhe unë jam gati në falimentim. Si unë janë shumë njerëz dhe taksat janë dyfishuar. Na pëlqeu që the do ulësh taksën e sipërfaqes. Na ke përprahje ne njerëzit që duan veten e vetë”, u shpreh një librashitës në këtë lagje i cili i dhuroi një liber të Migjenit kandidates Duma.

“Taksat do të shkojnë patjetër në kufi limit sepse besoj vetëm tek zhvillimi ekonomik me taksa të vogla”, tha Duma.

“Më erdhi Vangjushi që sot është kundërshtari juaj dhe i thashë që do të fal një libër. E pyeta cili është libri i fundit që ke lexuar. Po tallesh me mua më tha ?! Atëhere i thashë cili është benzi i fundit që ke blerë. Një njeri që nuk mban libra për mua është i mbaruar”, u shpreh librashitësi.

“Kam qënë prej 20 vitesh komisioner i PS-së dhe jam i mashtruar. Tani po ngrejnë edhe çmimin e ujit dhe me taksat na morën shpirtin”, u shpreh një banor tjetër.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: