DURRES- Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me shoqatat e të verbërve dhe invalidëve në qytet. Duma tha se do të ketë një qendër multifuknsionale për ta ku do të ofrohen shërbime falas, por edhe mundësi për të marrë shërbime shtesë.


Kandidatja e djathtë tha se bashkia do të subvencionojë komisionin bankar që u mbahet qytetarëve në nevojë.

“Do të kemi një qendër për moshën e tretë ku do të ofrojmë disa shërbime bazike falas. Ka plot shoqata si ajo e autizimit, sëmundjeve të rënda etj që sjellin mjekë nga bota që duan që në qytet të ketë vetëm një qendër të që ofrojë disa shërbime. Kjo qendër për moshën e tretë do të jetë për diagnistifikim, pë rata që dua një palë syze dhe nuk i blejnë dot, për ata që duan një vizitë special që nuk e bëjnë dot. do të ketë orë dhe ditë të caktuara që shoqata të shumta që kanë punuar me mua kur kam qënë zëvëndësministre e Integrimit thonin se ne e bëjmë këtë por nuk kemi ku shkojmë. Edhe ambjenti i shkollës tjetër që do akomodohet në një ndërtesë të madhe në atë zonë do të funksionojë për ju dhe disa shoqata të tjera”, tha Duma.

Më tej, Duma u shpreh se shërbimi i transportit do të jetë falas për këtë shtresë të shoqërisë dhe i përshtatshëm me pedanë në autobuzë për ta.

“Zgjidhja është në qendër të Durrësit afër ish stacionit të vjetër të trenit, një godinë multifunksionale për ju, për të verbërit dhe për të tjetë persona me aftësi të kufizuara. Duhet të keni shërbime të transportit publik falas me një pedanë që linja e autobuzit duhet ta hapin nëse nuk e kanë të instaluar tani. nuk mund tu meret ju komision dhe pagesa tu vijë vonë. Do ta paguajmë ne komisioni përderisa e keni të detyruar në bankë dhe bashkia nuk ua paguan, komisioni jemi të detyruar ta paguajmë. Djali do jetë pjesë e stafit për të gjitha projektet që do të kenë natyre socialë ”, u shpreh Duma.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: