TIRANE- Partia Demokratike akuzon sërish kryeministrin Rama për tendera korruptive. Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, ka denoncuar rastin ku sipas saj “700 milionë lekë i janë dhënë ABKONS, për Besnik Leskaj, (djali i deputetes Valentina Leskaj) për një trajnim 4 mujor të punonjësve të OSHEE”.

Duma ka rikujtuar faktin se PD ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj, pasi një tjetër tender i është dhënë djalit tjetër të deputetes për hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i OSHEE për deklaratën e Partisë Demokratike. Duke i cilësuar shpifje deklaratat e bëra nga Duma, OSHEE theksons e trjanimi i 5 800 punonjësve po bëhet si një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit.

“Partia Demokratike vijon sulmet e saj skandaloze mbi OSHEE-në, duke shpifur papushim në përpjekjen e dëshpëruar me moton “shpif, shpif se diçka mbetet”. Shpifja e radhës që u lëshua sot është e turpshme. OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave.

Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit. Por, Partia Demokratike ska asnjë shans ta kuptojë këtë përderisa e vetmja fushë ku kjo parti është e trainuar është fusha e shpifjes.

OSHEE hedh poshtë me forcë edhe këtë akuzë të turpshme të Partisë Demokratike dhe shpreh vendosmërinë për vazhdimin e punës së nisur në shërbim të konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OSHEE.

DEKLARATA E PLOTË
Kryefamiljarët, Qamil Zela, Llazi Nasi, Gjovalin Lazri, Arif Doda, ju dorëzuan varfërisë dhe u vetëflijuan për një faturë energjie, ndërsa nuk ju hap asnjë derë shpëtimi nga OSHE; sot familjet e tyre janë më keq se në mëshirë të fatit. Dhjetëra qindra mijëra familje që janë në fije të perit të zhytur në varfëri.

Por kush paska nevoje të trajtohet për tensionin e madh dhe stresin? OSHEE, banda më famëkeqe e Edi Ramës, burimi më i madh i stresit dhe i depresionit për qytetarët.

Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE.

700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor.

Ja ku janë dokumentat.
700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trainim 4 mujor të punonjësve.
175 milionë lekë në muaj, ose afërsisht 6 milionë lekë në ditë i jep Edi Rama djalit të zonjës Leskaj, nga paratë e gjakut të shqiptarëve të marra me dhunë e me kërbaç prej OSHEE-së.

Fondi limit ishte 720 milionë lekë, dhe ofertuesi i vetëm është djali i tjetër i zonjës Leskajt me 700 milionë lekë. Gjithçka e mirëkalkuluar që paratë të ndahen, të shkojnë sipas porosisë së shefit të madh.

Ju kujtojmë se për zonjën Leskaj ka një kërkesë në Kuvend për mbarimin e mandatit, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.
E keni dëgjuar Edi Ramën që thotë shtet, shtet, po bëjmë shtet.
Ky pra është shteti i Edi Ramës.

Shteti më i korruptuar në ballkan, më i pamëshirshëm i ngritur nga kryeministri më i korruptuar në Ballkan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: