Gazetari ka treguar detaje për përplasjen mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, që dikur kanë qenë miq. I ftuar në “Opinion”, ai ka treguar se Dumani është i arrestuar ende me plumbin në mushkri, që ende nuk kanë arritur t’ia heqin. Ai theksoi se Dumani dhe Çela nuk kanë grup kriminal.

“Dumani dhe Talo Çela nuk kanë grup. Për mua nuk ka lidhje me paratë e Rinasit. Çela ka qenë i zoti në logjistikë, Nuredin Dumani ka qenë vrasës me pagesë dhe ndërkohë po kërkohen në kartotetekë disa atentate, në Fier, Kavajë, Durrës, Tiranë. Ai Kallashnikovi i modifikuar e kemi parë tek ngjarja e Kostandin Kacifës.

Çeliku i Kallashnikovit është shumë i vështirë për t’u punuar.

Këta të dy kanë qenë bashkë, janë prishur, janë ndarë dhe kanë nisur një betejë me njëri-tjetrin. Ja dinë shumë mirë njëri- tjetrit gjërat. Është e vërtetë ajo
që thotë Talo Çela tek intervista, i njoh edhe fëmijët”, u shpreh Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: