Interi do kërkojë kthesën menjëherë pas ndeshjeve të Kombëtareve. Futbollisti i zikaltërve, Denzel Dumfries në një intervistë të dhënë për mediat ka thënë se ekipi do synojë vetëm titullin këtë sezon. Diçka u tha edhe për interesimin e ekipeve të tjera për holandezin.

“Duam që të fitojmë titullin sepse e humbëm sezonin e kaluar dhe kjo gjë na djeg shumë akoma. Interesim nga klube të tjera? Më bëhet qejfi, por unë jam i përqendruar tek Interi. Në kombëtare vëmë në presion ata që kanë topin, ndërsa në Itali mbrohet shumë mirë nga pozicioni që lojtarët kanë. Të rrish i qetë kur kundërshtari ka topin është një art më vete” – Tha ai.

Yg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: