Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook” kla publikuar raportin e Eurostat, që shprehet se Shqipëria është e treta në Europë për rritje të çmimeve gjatë pandemisë.

Basha thekson se shqiptarëve iu rriten çmimet përditë, jetesa bëhet e vështirë, ndërsa Rama ka dështuar në 7 vjet qeverisje.

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë!

Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb