KORÇË

Kandidati i LSI për deputet në Korçë, Endrit Braimllari deklaron se Niko Peleshi nuk do të jetë më deputet pas 25 prillit.

Në një postim në “Facebook” Braimllari shkruan se socialistët e ndershëm janë larguar nga Peleshi, duke e akuzuar se i ka braktisur për interesat e tij personale.

“Niko Peleshi, pa merak, duro dhe pak ditë se do ta bëj të qartë ty dhe gjithë Korçës, sesi drejtoritë e tu së bashku me ty abuzojnë në emër të qytetarëve.
Sa për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso ?
Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit, jo se e them unë, por se socialistët e ndershëm janë larguar prej teje se ti i braktise për interesat e tua personale.
Ti vetëm i përdor njerëzit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare”, shkruan Braimllari.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: