Laçi triumfoi 4-1 me Kastriotin, në ndeshjen e vlefshme për Abissnet Superiore. Kurbinasit shënuan me Akinyemi, Shehu, Qato dhe Zarubica, ndërsa goli i nderit për krutanët erdhi nga Ajazi. Pas 90 minutëshit foli trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.

 

“Vendi i dytë ishte objektivi ynë. Hera e parë që Laçi është nënkampion, se Europën e kishim siguruar. Shumë nga ju nuk i njohin lojtarët e stolit të Laçit, por unë i njoh shumë mirë, se i kam dhënë dorën. Qaton e kam marrë nga Kategoria e Dytë, ishte edhe në Europë me ne. Spahiu është një tjetër element, por ju nuk i njihni mirë.

 

Rezultati i derbit? Nuk më interesonte shumë. Komplimente Tiranës për titullin, sa i përket ndeshjes ishte Partizani më mirë në pjesën e parë dhe në të dytën ishte Tirana më mirë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb