Sot u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Conference League. Laçi mësoi kundërshtarin e vet, teksa do i duhet të masë forcat me malazezët e Iskra Danilovgrad. Nuk mund të mos jetë i kënaqur trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro, i cili në një deklaratë për Panorama Sport u shpreh se ajo çka rezervuan goglat është e pranueshme.

“Ky është një short i pranueshëm, jemi të kënaqur më shumë për faktin që do të luajmë ndaj një klubi me afërsi gjeografike, Është koincidencë fakti që edhe sezonin e kaluar e nisëm me një ekip nga Mali i Zi dhe arritëm të kualifikoheshim.

Të jem i sinqertë nuk e njoh si skuadër, por gjithsesi do ta studiojmë dhe sigurisht synimi ynë do të jetë padiskutim kalimi i turit.Sigurisht që na duhet shumë punë në vijim, pasi jemi disi mbrapa me përgatitjet e ekipit për këtë sezon. Por besoj se deri në ditën e ndeshjes do të jemi gati për ta nisur sa më mirë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb