Shpëtim Duro është një nga trajnerët në qarkullim që e di mirë se çfarë do të thotë të fitosh një titull kampion dhe në këtë spektër kryeqytetasi nuk mund ta kapërdijë atë paraqitje në fushën e lojës. Mungesa e sakrificës dhe e agresivitetit nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Kukësit, që pas ndeshjes deklaroi për “Supersport”.

Çfarë nuk funksionoi sot?

Të arrish fitoren duhet sakrificë dhe agresivitet. Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive, pjesën e dytë kemi dominuar. Por nuk ia kemi dalë të shënojmë, ndaj një kundërshtari që na tregoi se futbolli është i çuditshëm. Është një skuadër që me të rinjtë të krijojnë probleme. Ia u kisha thënë edhe lojtarëve që të mos e merrnin si një ndeshje të lehtë. Të gjitha ekipet kryesuese kanë pasur probleme me këto skuadra. Sot nuk pranohej ky hap fals. Futbolli duhet të fitohet në fushë jo me deklarata. Janë disa futbollistë që mendojë se janë dikush. Por fitorja arrihet duke luajtur. Ia u kam thënë lojtarëve që kanë luajtur me Luftëtarin, që këto djem akutal duan të afirmohen.

Qarkullimi i topit afër portës?

Ne kishim zotërim të topit, por ka pasur edhe momente të ngadalta. E kisha frikë pasi terreni ishte i keq sot. E ndjeja që do ta kishim të vështirë, pasi të krijonë këto probleme të qarkullimit.

A ishte kjo ndeshja me dobët e Kukësit? A është një çështje përgjegjësie nga lojtarët?

Nuk jam dakord, çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë këto çuna që e kanë çuar Kukësin deri këtu. Ne do të punojmë për të rregulluar këto. Deri dje kanë bërë paraqitje të mira dhe kanë arritur deri këtu. Duhej fitorja patjetër, nuk ishte ndeshja më e dobët, pasi skuadra luajti. Nuk ka justifikim pasi duhetj fituar.

Goli i anuluar?

Siç na kanë penalizuar ne, edhe në fazat e para. E kam parë në momentin e parë që gjyqtari ka akorduar goditje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: