Laçi mundi 1-0 Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për Abissnet Superiore, duke shtyrë kështu festën e kryeqytetasve për titullin. Laçjanët iu falën një  goli të Guindo, të shënuar në minutën e 13-të. Trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro foli për Gol pas Goli pas sfidës. Duro u shpreh se ekipi që drejton ai dhe bardheblutë nuk kanë shumë diferenca mes tyre, edhe pse renditja thotë ndryshe.

 

Ecuria – E kam thënë që kur jam larguar, se po të kishim vazhduar me atë ritëm që kishim në Europë, do të ishim duke luftuar për titull. Nuk kemi shumë diferenca me Tiranën, kanë vetëm një lojtar, Seferin që dallon nga pjesa tjetër.

 

Ndeshja- Po luanim ndaj një skuadre që më meritë është kampion dhe ishin të qetë sot. Ne na duhej fitorja dhe e rëndësishme është fitorja edhe pse 1-0. E njoh shumë mirë këtë ekip, kanë ardhur 4-5 futbollistë që e kanë përforcuar ekipin. Them që është një ekip i plotë në të gjitha reparartet dhe nëse nuk prishet ekipi, do të bëjmë mirë në Europë, por edhe sezonin tjetër.

 

Festa e bardhebluve – Kjo ishte primare, Tirana nuk duhet ta festonte sot titullin ndaj rivalit që kanë më afër. Kam një vit e gjysmë, por për këtë ndeshje dua të falenderoj tifozët pasi në të kaluarën ka qenë pandemia dhe nuk ka qenë një atmosferë e tillë.Tirana luan me një mesfushor difensiv si Toli dhe vendosa që të luaja me dy sulmues. Adeleke është shumë i rrezikshëm në qendër sesa në krah. Unë kam rezultate të mira kur luaj përballë Tiranës” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb