Skuadrat që sot u kualifikuan për në fazën 1/16 të Botërorit të Katarit janë Australia, Franca, Argjentina dhe Polonia. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 është trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i cili dha mendimin e tij.

Argjentina- Argjentina ka patur rritje dhe përmirësim. Sot ishte dominim total nga minuta e parë deri në fund. Edhe pse e  humbi penalltinë, ishte gjithmonë dominuese.

Penalltia- Ky është fati i  lojtarit. Nëse do eliminohej, të gjithë do cilësonin fajtor Messin. Arbitri edhe mund të mos jepte penalltinë. Argjentina tregoi se është skuadër pretendente. U duk impenjimi i tyre i madh, edhe pse humbjes së 11-metërshit. Edhe pas humbjes së penalltisë, insistoi. Kur themi Argjentina, themi Messi.

Danimarka nuk është dhe aq skuadër e dobët. Duke patur parasysh që danezët donin fitoren, luajtën ashtu. Australia kishte në favor barazimin dhe fitoren” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: