DURRES – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.7, të qytetit të Durrësit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se një 56-vjeçar ka vrarë veten në shtëpinë e tij, në prani të bashkëshortes dhe vajzës.

Mësohet se 56-vjeçari Y.Sh. ka qëlluar veten me armë zjarri, për shkaqe ende të panjohura, ndërsa në shtëpi ndodheshin edhe familjarët e tij, të cilët kanë mbetur të shokuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 14.10.2016, në lagjen Nr.7, Durrës është vetëvrarë me armë zjarri, në banesë shtetasi Y.Sh. 56 vjeç.
Në momentin e kryerjes së aktit në banesë kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e viktimës.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb