DURRES

Një ambulancë raportohet të ketë rënë paraditen e sotme në kanal, në Maminas të Durrësit. Siç duket nga fotoja e siguruar nga ‘Balkanweb”, ambulanca është përmbysur në një pjesë të rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk raportohet për të lënduar, apo edhe nëse gjatë momentit të aksidentit brenda saj mjeti transportonte pacientë.

Dyshohet se bëhet fjalë vetëm për dëmtime të vogla materiale, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb