DURRES – Policia Kufitare, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë E Policisë Durrës, kanë vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili u kap me drogë në makinën e tij, në portin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Gentian Lulja 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi policia kufitare gjeti 1.2 kg kokainë poshtë levës së marshit, në makinën e tij.

“Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 10.03.2016, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gentian Lulja 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi: Më datë 10.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Skoda me targa AA 529 NJ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, poshtë levës së marshit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale: rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: