DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar të akuzuar për gjobëvënie. Burime zyrtare bëjnë me dije se Ilirjan Basholli është arrestuar sot pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar për gjobëvënie.

Mësohet se Basholli ka kërcënuar një tregtar duke i kërkuar një shumë prej 5 milion lekësht. Ai akuzohet për shtrëngim dhe kanosje. Megjithëse 39-vjeçari ishte nën hetim ai është arrestuar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: