DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 45-vjeçar në gjendje të dehur i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi me inicialet K.Xh., është shpallur në kërkim pasi dje, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, shtetases A.XH. 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.

Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb