“Si në mesjetë e jo si banorë të Durrësit” kështu jetojnë banoret e rrugës Prishtina në lagjen 14 në Shkozet.
Banorët e kësaj rruge kanë protestuar për infrastrukturën e lagjes se tyre duke kërkuar nga pushteti lokal të investojë për të krijuar kushte normale jetese.
Ata tregojnë se paguajnë taksa dhe asnjëherë nuk është investuar as në rrugë, pastrim apo ndriçim. Mbetjet urbane kanë bllokuar rrugën si pasojë e mungesës së koshave .
Banorët thonë se në 30 vitet e fundit vetëm banorët e lagjes kanë mirëmbajtur rrugën e cila bëhet e pakalueshme nga këmbësorët e automjetet sa herë bie shi.
Banorët apelojnë që Bashkia të ndërhyjë në këtë zonë të lënë në harresë.