Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” transmetuan historinë e një çifti të moshuarish në Durrës. Fatmira Iljazi është 62 vjeçe dhe jeton në një lagje në periferi të Durrësit. E martuar 23 vite më parë me Ilmiun ajo nuk mundi të lindë fëmijë, dhe sot ato po jetojnë ditët e pleqërisë të vetmuar, në këtë strehëz që po rrënohet dita ditës. Para 12 vitesh, Ilimu pësoi një trumpozë dhe nuk mundet të lëvizë, sot ai vuan nga shumë sëmundje.

Edhe vetë nënë Fatmira është e sëmurë. Jeta në këto kushte çdo ditë po bëhet edhe më ë vështirë dhe të moshuarit nuk po ia dalin dot më.
Situata me e vështirë ka qenë periudha e pandemisë, por fatmirësisht iu kanë gjendur pranë fqinjët. Në kushtet e pamundësisë, varfërisë ekstreme, e sëmundjeve që po I gërryejnë dita ditës, të moshuarit kërkojnë ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb