DURRËS- Kryetari i Bashkisë Durrës dhe njëherazi kandidati për kryetar bashkie i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, ka inspektuar punimet në plazhin e Durrësit, ndërsa ka nisur puna për plugimin dhe dezifektimin të rërës për përgatitjen e sezionit të ri turistik.

Dako gjatë inspektimit të punimeve u shpreh se  “Po punojmë me intensitet për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që do të vizitojnë Durrësin gjatë këtij sezoni turistik. I kemi marrë masat e nevojshme për pastrimin e plazhit dhe tashmë jemi në fazën e fundit që ka të bëjë me procesin e plugimit dhe dezinfektimit, i cili përfundon në pak ditë. Ne po krijojmë kushte pritjeje dhe akomodimi optimale për të gjithë pushuesit”.

“Durrësi është zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe atë elitar, pasi përveç turizmit të banjove diellore, Durrësi ofron turizmin kulturor për shkak të trashëgimisë historike dhe kulturore që ka ky qytet”, pohoi Dako.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: